Padyshim që telenovela e kësaj merkato vere është Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg kërkohet me insistim nga dy klubet e njohura italiane, Juventusi dhe Interi, por kërkesat e larta financiare kanë bërë që marrëveshja me një nga këto dy ekipe të mbetet pezull.
E sigurt është që ai do largohet nga Manchester United, pasi nuk është grumbulluar me ekipin për fazën përgatitore.
Aktualisht, Lukaku po stërvitet me akademinë e Anderlehtit, për të mbajtur trupin e tij në formë.
Në një foto të postuar nga gazetat belge, shihet 26-vjeçari teksa mban të veshur bluzën e ekipit belg, ku luajti për dy sezone në fillimet e karrierës së tij.
Sigurisht, që ai është vetëm provizorisht te ky ekip, pasi shumë shpejt do sistemohet te një skuadër e re, e cila me shumë mundësi do jetë njëra mes Interit dhe Juventusit.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit KOMUNITETI JOQ ALBANIA mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/