JOQ Albania
Home

E menduan të mbaruar, Amerika e shndërron Ansi Agollin në golashënues
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/08/2019 14:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kapiteni i kombëtares shqipare, Ansi Agolli është duke e shijuar në maksimum eksperiencën e tij të re në kampionatin amerikan të futbollit.

Pasi u transferua sezonin e kaluar nga Karabaku te Nju Jork Kozmos, shqiptari po kalon një formë të shkëlqyer, madje po shënon rregullisht, edhe pse është thjesht një mbrojtës.

Mbrojtësi i majtë  ka udhëhequr skuadrën në 3 ndeshjet e fundit me gola spektakolarë nga jashtë zone. Goli i fundit ishte në ndeshjen përballë Majemit.

Në një faull në krahun e djathtë, Agolli erdhi posaçërisht nga pozicioni i tij në të majtën e mbrojtjes për të shfrytëzuar këmbën e tij të preferuar.

Ai harkoi drejt portës një top që nuk pësoi asnjë devijim dhe më tej përfundoi në rrjetë. Për mbrojtësin kuqezi ky ishte goli i tretë në thuajse një muaj.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit KOMUNITETI JOQ ALBANIA mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/