JOQ Albania
Home

Rekordi merr fund, Van Dijk driblohet pas 65-ndeshjesh
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/08/2019 10:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Virgil van Dijk është padyshim një nga mbrojtësit më të fortë në botë momentalisht, madje ai është edhe kanditat potencial për të fituar "Topin e Artë" për këtë vit.

Deri dje, holandezi mbante një rekord të pabesueshëm prej 65 ndeshjesh pa u dribluar nga kundërshtari.

Por gjatë Superkupës me Cityn, shtatlarti i mbrojtjes së Liverpoolit është dorëzuar, duke u shmangur mjaft bukur nga sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.

Ishte minuta e 88-të e ndeshjes, kur sulmuesi i Cityt dribloi bukur mbrojtësin dhe ka vertikalizuar për shokun e skuadrës.

Moment jo fort i këndshëm për një mbrojtës, aq më tepër kur pas një driblimi thyhet një rekord i rrallë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit KOMUNITETI JOQ ALBANIA mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/