JOQ Albania
Home

Surpriza e Milanit për tifozët, Dida rikthehet te kuqezinjtë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/08/2019 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani po vijon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa drejtuesit po sjellin në ekip përforcimet e duhura në merkato.

Përveç lojtarëve të afruar, kuqezinjtë po punojnë edhe me plotësimin e stafit, madje edhe për ekipet e moshave.

Një rikthim i bujshëm është edhe ai i portierit legjendar, Nelson Dida.

Ish-gardiani i Milanit nga viti 2000 deri në 2010 ku fituan gjithçka së bashku, po rikthehet për t’u marrë me përgatitjen e portierëve në formacionin U-17.

Ardhja e Didës është pritur me entuziazëm edhe nga tifozët kuqezinj të cilët kanë kujtime të jashtëzakonshme nga ky njeri.

Tashmë duket se Milani po hedh themele të forta për një projekt afatgjatë ku synon të rikthejë lavdinë e munguar vitet e fundit./JOQ Albania/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit KOMUNITETI JOQ ALBANIA mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/