JOQ Albania
Home

Neuer vazhdon me guximin e tepruar, por kësaj here lë nam me daljen e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/08/2019 9:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manuel Neuer njihet nga të gjithë si një portier që shpesh e tepron me guximin e tij pasi bën dalje thuajse në ç’do ndeshje.

Në ndeshjen e fundit ndaj Borusia Dortmundit, e vlefshme për Superkupën e Gjermanisë, gardiani gjerman e ka bërë sërish veprimin e zakonshëm duke lënë portën dhe duke dalë thuajse në mesfushë për të ndërprerë një aksion.

Megjithatë, fati kësaj here nuk ishte me të dhe për pak sa nuk rezultoi një gabim amatoresk.

Neuer vrapoi të bllokonte sulmuesin, por ky i fundit e goditi menjëherë topin për ta dërguar në portën e boshatisur, por nuk ishte i saktë.

Padyshim një dalje e pastudiuar e portierit, pasi kundërshtari ishte i vetëm në sulm dhe lojtarët e Bajernit nuk do e kishin aspak të vështirë ta ndalonin.