JOQ Albania
Home

U largua nga Milani, nuk do e besoni cili ekip i ofron stolin Gatuzos
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2019 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi i dha fund aventurës me Milanin, Genaro Gattuso aktualisht është i papunë dhe po shijon pushimet.

Pikërisht kur jemi në prag të sezonit të ri futbollistit, teknikut italian i ka ardhur një ofertë e papritur.

Gattusos i është propozuar drejtimi i Nantes në kampionatin francez, për të zëvendësuar Vahid Halihodicin e larguar.

42-vjeçarit i janë dhënë dy ditë kohë për të kthyer përgjigjen përfundimtare, dhe francezët shpresojnë në një vendim pozitiv.

Nuk dihet si do përgjigjet Gattuso, por kjo do të ishte padyshim një mundësi shumë e mirë edhe për ish-mesfushorin kuqezi, i cili do të merrte akoma më shumë përvojë në profesionin e trajnerit.

Të shohim a do e pranojë…