Një aksident është regjistruar në rrugën nacionale Lushnje-Berat.
Mësohet se dy makina janë përplasur.
Shkak dyshohet se është bërë shpejtësia kundër normave të lejuara.
Të plagosur kanë mbetur katër persona.
Lidhur me këtë një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se për njëri prej personave mezi sa është nxjerrë nga makina.
Ai shkruan:
Po ashtu qytetari ka nisur edhe disa pamje, ku tregohet se makinat janë bërë copa.
Kujtojmë këtu se në rrugët shqiptar gjatë ditës së sotme është regjistruar një numër i lartë aksidentesh.