JOQ Albania
Home

Vendosin penalltitë, City mposht Liverpoolin dhe fiton Superkupën e Anglisë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2019 18:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Klasikja e futbollit anglez momentalisht është Manchester City-Liverpool pasi janë dy ekipet më në formë të momentit në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe në përballjen e sotme, e vlefshme për Superkupës së Anglisë, dy skuadrat u vunë përballë njëra-tjetrës dhe spektakëli nuk mungoi

Në 90 minutat e rregullta, skuadrat nuk kishin diferenca, duke u ndarë në barazim 1-1 falë golave të Rahim Sterling për Cityn dhe dhe Joel Matip për të kuqtë.

U deshën gjuajtjet e penalltive që të vendosej fituesi. Nga pika e bardhë e 11-metërshave, ishin “Qytetarët” ata që u treguan më të saktë, duke mos gabuar asnjë penallti.

I vemti që e humbi penalltinë për Liverpulin ishte holandezi Vijnaldum ç’ka bëri që Manchester City të ngrinte lart trofeun e parë sezonal në Angli.