JOQ Albania
Home

Në gjurmët e të atit, djali i Schumacher fiton garën e tij të parë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2019 17:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dardha nën dardhë. Ky është rasti kur Mick Schumacher, djali i legjendarit të garave në "Formula 1", Michael Schumacher, po ndjek rrugën e të atit.

I bindur se mund të ecë në gjurmët e babait të tij, 19-vjeçari ka arritur i është përkushtuar maksimalisht këtij sporti dhe së fundmi ka arritur fitoren e tij të parë në "Formula 2".

Poloti gjerman u nis nga “pole position” në Hungari dhe arriti që të ruante vendin e parë deri në fund të garës.

Me paraqitjet e tij, e ardhmja e Mick Schumacher shumë shpejt do të jetë në Formula 1 dhe ka zëra se djaloshi do të jetë pilot i Alfa Romeo Sauber.

Karriera e tij sapo ka nisur dhe duke parë se çfarë gjaku ka në vena, mund të thuhet pa frikë se e ardhmja e garave me makina do të jetë e tij…