JOQ Albania
Home

Mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit zbarkon në Manchester
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2019 15:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bota e futbolli ka arritur një nivel të pabesueshëm investimi.

Së fundmi, Manchester United ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen për Harry Maguire nga Leicester United për shifrën rekord të 90 milionë eurove.

26-vjeçari i cili tashmë është zyrtarisht mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, mbërriti mëngjesin e sotëm në Manchester me një Range Rover të zi.

Futbollisti anglez ka zbarkuar në qytetin e Manchesterit për të finalizuar edhe detajet e fundit të transferimit.

Maguire iu nënshtrua testeve mjekësore gjatë fundjavës dhe është vendosur të konfirmohet menjëherë si një lojtar i United.

Ai do të stërvitet me shokët e tij të ri javën e ardhshme, megjithëse është e paqartë nëse ai do të luajë apo në ndeshjen e sotme kundër Blackburn Rovers.