JOQ Albania
Home

Milani nuk ndalet në merkato, prezanton goditjen e radhës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2019 11:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani po tregohet një nga ekipet më aktivë në merkato gjatë ditëve të fundit. Pasi mbylli gjithçka me Rafael Leao, kuqezinjtë kanë bërë sot edhe goditjen e radhës.

Tashmë është zyrtare që Ismael Benaser është lojtari më i ri i Milanit.

Klubi kuqezi, nëpërmjet një deklarate, ka prezantuar mesfushorin e ardhur nga Empoli, i cili do vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Xhampaolo.

Algjeriani, që u shpall kampion i Afrikës pak ditë më parë, vjen nga Empoli, pas një sezoni mjaft të mirë, ku u aktivizua në plot 37 takime.

21-vjecari, që luan para mbrojtjes, ka firmosur një kontratë 5-vjecare, që e mban lidhur me “Djallin” deri në vitin 2024, ndërsa paga e tij do të jetë 1.5 milionë euro në sezon.