JOQ Albania
Home

Futbollisti i kombëtares lë Italinë dhe transferohet në kampionatin turk
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2019 10:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lëvizje surprizë në këtë merkato vere. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ka vendosur të lërë përfundimisht Italinë për ta vazhduar karrierën në Turqi.

Sipas "Sky Sport", mbrojtësi kuqezi, ka arritur akordin me skuadrën e sapongjitur në Superligën turke Denizlispor dhe do luajë me ta sezonin e ardhshëm.

Me rrëzimin e Empolit në Serie B, dëshira e Veselit ka qenë të largohet për të luajtur në nivele më të larta dhe mesa duket, kjo dëshirë e tij është realizuar.

Denizlispor është një skuadër e cila në vitin e fundit është ngjitur në Superligë dhe po investon fuqishëm. Veseli tashmë është pjesë e këtij projekti. Termat e marrëveshjes nuk bëhen ende të ditura.