Rama propagandoi se u mbyll, hoteli në Vlorë bën festë me këngëtarë specialë gjithë natën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2019, 10:59

Edhe një herë tjetër kryeministri Edi Rama ka dalë zbuluar pas propagandës së tij për “punët” e mëdha që bën qeveria.

Dje, rreth orës 9 të mëngjesit, kreu i qeverisë, përmes një publikimi në Facebook, bëri me dije se ishte mbyllur në Vlorë “Grand Hotel Tragjasi” (të paktën kështu dukej nga imazhet e publikuara).

Sipas Ramës, do të kishte zero tolerancë ër të gjithë ata biznesmenë dhe ato biznese që fusin duart në xhepat e qytetarëve dhe prekin arkën e shtetit.

Teksa publikonte fotot e hotel-restorantit që u mbyll, kryeministri u thotë “bosave” se do ta paguajnë sa qimet e kokës lojën si miu me macen, me shtetin e me konsumatorin.

Ai shkruante dje:

KOKA BEN KOKA PESON dhe nuk thotë kot populli, TAHMAJA E MADHE TE LE PA GJE!Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit dhe s’do prekë lekët e popullit që ka brenda kuponi për çerdhe, kopshte, shkolla, ambulanca, spitale, O DO MBETET ME GISHT NE GOJE? #ZeroTolerancë?për këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit?”

Mirëpo, si për çudi, këngëtari Hysni Alushi, vetëm disa orë më pas, në mesditë, fton të gjithë artdashësit dhe muzikdashësit, që të mblidhen sëbashk dhe të festojnë në Hotel Tragjasi.

Në poster thuhej se për herë të parë kënga çame me Ekneleda dhe Hysni Alushin do të performohej në Tragjas dhe më konkretisht në këtë hotel, për të cilin Rama propagandoi se ishte mbyllur.

Nga një kontroll i thjeshtë në Facebook-un e Hysni Alushit vihet re se rreth orëve të vona të natës ai ka publikuar video live nga ambientet e brendshme të hotelit, duke kënduar me mbesën, Enkeledën, ndërsa të pranishmit kërcenin plotë hare.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Hotel Tragjasi as nuk është mbyllur, e as nuk ka në plan të mbyllet, siç raportoi e propagandoi Rama. Ndoshta, as nuk ka kryer shkelje fare, ku i dihet...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit