JOQ Albania
Home

“Çmendet” arbitri/ Bën me shenjë sistemin “VAR”, por kampionati nuk ka fare
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2019 10:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teknoligjia VAR, është futur me rritme të shpejta në kampionatet më të forta europiane dhe deri në këto momente po rezulton efikase pasi në shumë raste ka parandaluar gabimet e arbitrave.

Së fundmi një rast totalisht i pazakontë vjen nga kampionati bolivian, aty ku VAR nuk ekziston fare. Gjatë ndeshjes, Always Ready-Bolivar, arbitri, Raul Orosko i ka habitur të gjithë me gjestin e tij.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, skuadra vendase pretendoi për një penallti. Pas shumë protestave, gjyqtari Orosko doli nga fusha për t’u konsultuar me kolegët e tij dhe kur u kthye në fushë, bëri shenjën e VAR-it dhe akordoi penallti për vendasit.

Por, çudia qëndron se në kampionatin e Bolivisë, VAR-i nuk është ende funksional.

Për rreth 10 minuta, lojtarët e Bolivarit po protestonin, pikërisht për këtë veprim të arbitrit, por ky i fundit ishte i bindur në vendimin e tij. Gjithsesi, penalltia u krye vetëm në minutën e 107-të dhe topi përfundoi në shtyllë.