JOQ Albania
Home

Superkupa e Gjermanisë, Borussia Dortmund mposht Bayern Munich
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03/08/2019 22:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin "Signal Iduna Park" finalja e superkupës së Gjermanisë.

Dy superfuqitë e Bundesligës, Dortmund dhe Bayern Munich u ndeshën së bashku për fitimin e trofeut prestigjoz, por në fund ishin "verdhezinjtë" ata që triumfuan.

Ndeshja u mbyll me fitoren e pastër të Dortmund me rezultatin 2-0.

Ndonëse në statistika bavarezët treguan epërsi ndaj rivale të tyre, duke dominuar lojën, "verdhezinjtë" u treguan më të saktë, duke shënuar dy gola.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që dy golat u shënuan nga Paco Alcacer dhe Jadon Sancho, përkatësisht në minutat 48 dhe 69 të ndeshjes.

Të dyja skuadrat kishin disa mungesa në formacion për shkak të dëmtimeve.

Skuadra e Dortmundit e drejtuar nga Lucien Favre nuk kishte në dispozicion Brandt, Thorgen Hazard, Burki dhe Morey.

Ndërsa tek Bayern munguan Lucas Hernandez dhe Serge Gnabry.

Ky trofe është fituar 7 herë nga bavarezët dhe 6 herë nga Dortmund.