JOQ Albania
Home

“Ngrin” shkëmbimi Dybala-Lukaku, drejtuesit aglezë të acaruar me kërkesat e menaxherit të argjentinasit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/08/2019 14:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkëmbimi Dybala-Lukaku mes Juventus dhe Mancester United është vështirësuar së tepërmi. Shkak është bërë kërkesa e lartë e menaxherit të Argjentinasit.

Fillimisht Dybala nuk ishte një objektiv i anglezëve, por pas zhvillimeve në kampin bardh e zi, filloi të merrej në konsideratë. Oferta e parë e "djajve të kuq" për Dybalën ishte 9 milion euro në sezon, por që u hodh menjëherë poshtë nga argjentinasi.

Menaxheri i Dybalës, Antun, gjatë një takimi me drejtuesit e Mancester në Londër, kërkoi 15 milion euro pagë për agjentin e tij. Kjo kërkesë është pritur shumë keq nga drejtuesit e klubit anglez, të cilët janë zemëuar me të.

Nuk është vetëm çështja e rrogës, pasi në diskutim janë edhe të drejtat e imazhit. Mesa duket tashmë është krijuar një hendek i madh në këtë marrëveshje dhe Dybala vijon të jetë ende lojtar i Juventus.

Burimi: Marca|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/