JOQ Albania
Home

Real Madrid arrin marrëveshjen me talentin e Ajax
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/08/2019 13:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paul Pogba nuk është i vetmi objektiv i Real Madrid. Zinedine Zidane dëshiron që të ketë nën urdhrat e tij për sezonin e ardhshëm, edhe talentin e Ajax, Donny van de Beek.

Holandezi ka tashmë një akord me madrilenët, të cilët duhet të përmbushin vetëm interesat ekonomike të Ajax.  Pas largimit të Marco Llorente dhe Dani Ceballos, "los blancos" janë në emergjencë në mesfushë.

Kjo për shkak se tratativa me Pogba ka mundësi të dështojë. Mesfushori i Ajax shihet si përforcimi perfekt nga ana e Zidane. Megjithatë Ajax nuk është i kënaqur nga oferta e madrilenëve.

Sipas raportimeve të fundit "los blancos" kanë ofruar 55 milion euro për lojtarin, ndërsa Ajax kërkon 60 milion euro. Kjo diferencë është e vogël dhe një klub si Reali nuk do ta kishte problem. Kështu që me shumë mundësi Van de Beek do të luajë në "Santiago Bernabeu" sezonin e ardhshëm.

Burimi: Marca|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania