JOQ Albania
Home

Bayern shfaq interes për Sane, Mancester City i vendos klauzolën e kripur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/08/2019 11:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditëve të fundit është folur për një interesim të Bayern Munchen për sulmuesin e Mancester City, Leroy Sane. Gjigandët gjermanë kanë mohuar zërat që thonë se marrëveshja mes dy klubeve është shumë afër.

Ndërkohë mediat britanike bëjnë me dije se "qytetarët" nuk kanë marrë ende një ofertë konkrete për sulmuesin gjerman. Daily Telegraph shkruan se City i ka vendosur një klauzolë të majme prej 150 milion eurosh yllit të tij.

Gjithashtu drejtuesit e klubit nga Mancesteri, janë të nervozuar me deklaratat e trajnerit të Bayern, Niko Kovac. Ky i fundit ndërkohë ka kërkuar falje dhe ka refuzuar të flasë të premten për këtë tratativë.

Trajneri, Pep Guardiola ka thënë për BBC se rinovimi i kontratës së Sane ka ngrirë, por lojtari nuk i ka shprehur ende dëshirën për të kaluar te Bayern. Gjigandët gjermanë nga ana tjetër janë në emergjencë për një sulmues krahu.

Dëmtimi i Gnabry, ka limituar opsionet e trajnerit Kovac, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmund. Nëse duan të sjellin në "Allianz Arena", lojtarin e kombëtares, gjigandët gjermanë duhet të nxitojnë, pasi merkato në Premier League mbyllet më 8 gusht.

Burimi: Bayernstrikes|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania