JOQ Albania
Home

Akuzat ndaj Conmebol, Komisioni i Disiplinës me dorë të hekurt ndaj Messit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/08/2019 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Leo Messi nuk do të mund të luajë me Argjentinën deri më 3 nëntor. Komisioni i disiplinës i Conmebol e ka skualifikuar "pleshtin" për tre muaj.

Shkak u bënë deklaratat e tij pas ndeshjes me Kilin. Messi u përjashtua nga ceremonia e çmimeve , pas sherrit me kilianin Gary Medel.

Ndërkohë argjentinasi lëshoi akuza të forta edhe pas humbjes me Brazilin, ndaj Federatës së Futbollit të Amerikës së Jugut.

Messi deklaronte:

Nuk duhet të bëhemi pjesë e korrupsionit.

Së bashku me skualifikimin, Messi është dënuar edhe me një gjobë prej 50 mijë dollarësh.

Argjentina tashmë duhet të bëjë llogaritë pa Messin për miqësoren ndaj Kilit më 5 shtator, me Meksikën më 10 shtator dhe me Gjermaninë më 8 tetor.

"Pleshti" do të humbë edhe ndeshjen e parë të eleminatoreve të Botërorit të 2022, që do të zhvillohet në Mars, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Kilit.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania