JOQ Albania
Home

Nuk është dorëzuar ende, Interi i gatshëm të bëjë sforcon e radhës për Lukakun
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/08/2019 7:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lukaku është kthyer në një telenovelë verore në Itali. Fillimisht ishte Interi, i cili prej muajsh ishte në tratativë me United, por ofertat e tyre nuk i bindën anglezët.

Më pas futet në mënyrë surprizë Juventus në garë dhe ofron një shkëmbim me Dybala. Palët janë shumë afër, por ai që ka bllokuar tratativën është argjentinasi , i cili kërkon 12 milion euro në sezon.

Nga ana tjetër, Inter duket se nuk është dorëzuar ende. Zikaltërit janë gati të bëjnë një tentativë të radhës për belgun.

Siç shkruajnë mediat italaiane, nëse brenda të hënës Lukaku nuk vishet bardh e zi, Marotta do të trokasë në derën e United me një ofertë e cila nis nga 70 milion euro cash, plus bonuset.

Orët në vijim pritet të jenë tepër deçizive, duke qenë se merakto në Angli mbyllet më 8 gusht.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania