JOQ Albania
Home

Legjenda e Brazilit në telashe serioze me ligjin, i bllokohen 57 prona dhe 2 pasaporta
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02/08/2019 23:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-futbollisti i famshëm brazilian, Ronaldinho, është në telashe serioze.

Pas tërheqjes nga futbolli, duket se ai nuk ka ditur ta menaxhojë pasurinë e tij.

Sipas mediave braziliane, ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit është mbytur në borxhe.

Ai ka 57 prona të bllokuara, katër prej të tyre nga Gjykata e Rio Grande do Sul për një gjobë mjedisore me vlerë 2.2 milion euro.

Por kjo nuk është e vetmja gjobë që Ronaldinho ka.

Ai rezulton të ketë edhe disa gjoba të tjera, vlera totalave e të cilave shkon deri në 1.8 milionë euro.

Zhytja në borxhe i ka kushtuar shtrenjtë brazilianit, pasi Thesari ka vendosur që t’i sekuestrojë dy pasaportat e tij, braziliane dhe atë spanjolle.

Avokati i ish-sulmuesit legjendar e ka cilësuar vendimin e gjykatës si "një sjellje abuzive, arbitrare dhe të pabazuar", ndërsa ka kërkuar rikthimin e pasaportës spanjolle.

Sipas avokatit, bllokimin e pasaportës spanjolle, mund ta bëjë vetëm qeveria e Spanjës.

Ronaldihno e nisi karrierën si futbollist në vitin 1998 dhe ka luajtur për klube të njohur në Europë e Brazil, ku mund të përmendim Barcelonën, PSG, Milanin, Flamingon e Fluminesen.

Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.