JOQ Albania
Home

U largua nga Bayerni pas 12 vitesh, ja ekipet që e duan me ç’do kusht Riberinë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/08/2019 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas plot 12 vitesh të lavdishme, Frenk Riberi i dha fund aventurës së tij te Bayerni ku fitoi gjithçka dhe tashmë pritet të karrierën diku tjetër, pasi momentalisht nuk e mendon largimin nga futbolli.

Së fundmi, një pistë e rëndësishme ka dalë në skenë fuqishëm për francezin dhe bëhet fjalët për Serinë A italiane, konkretisht, për ekipin e Fiorentinës.

Nga ana tjetër, vetë francezi, duket se dëshiron rikthimin në Ligue 1, te Marseille, pikërisht aty ku nisi karrierën e tij, por kushtet financiare e bëjnë thuajse të pamundur transferimin.

Për momentin, duket e vështirë një tjetër aventurë europiane për 36-vjeçarin.

Destinacioni më favorit për anësorin veteran është Katari dhe Arabia Saudite, ku të ardhurat do ishin shumë herë më të mëdha se në Europë.

Ditët e ardhshme Ribery do të detyrohet të zgjedhë skuadrën e tij të ardhshme, e mbase të fundit në karrierën e tij aktive si futbollist.