JOQ Albania
Home

Alban Meha nuk di të plaket, shënon super golin e radhës nga goditja e dënimit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/08/2019 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E mbani mend Alban Mehën? I quajtur ndryshe "Snajperi", ish-mesfushori i kombëtares shqiptare njihej nga të gjithë për goditjet e tij perfekte dhe golat spektakolarë nga goditjet e dënimit.

Tashmë, në fundin e karrierës, futbollisti shqiptar, aktivizohet në ligat e ulëta të Gjermanisë me skuadrën e Kasel.

Megjithatë pavarësisht moshës së madhe, klasi vijon të jetë prezent te ky lojtar. Në ndeshjen e fundit, Meha ka shënuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit, vetëm ashtu siç di ai. Ja pamjet: