JOQ Albania
Home

Mbappe flet për largimin e Neymar: Dua të luaj me lojtarë të mëdhenj… si Kavani
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/08/2019 15:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kylian Mbappe ka shkëlqyer në dy sezonet e tij të fundit te PSG-ja, madje  duke lënë edhe në hije një futbollist si Neymar.

Pikërisht, për këtë arsye, ky i fundit nuk ka më dëshirë të vazhdojë të luajë në francë pasi nuk ndihet i vlerësuar aq sa duhet.

Sulmuesi brazilian shpreson që të transferohet tek Barcelona, por për fatin e tij të keq, spanjollët e kanë zbehur interesimin për lojtarin në kohët e fundit.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre zërave për largim, Kylian Mbappe është shprehur se do i pëlqente të luante me Neymarin në një ekip.

Mbappe u shpreh:

Unë nuk dua që ai të largohet, dëshiroj që ai të qëndrojë me ne. Ne kemi një marrëdhënie të bazuar në respekt dhe ndershmëri, unë e respektoj dhe e admiroj shumë atë. Edhe Kavani mund të largohet? Unë dua të luaj me lojtarë të mëdhenj. Edhe Kavani është njëri prej tyre".