JOQ Albania
Home

Historike në finalen e Superkupës, Liverpool-Chelsea do gjykohet nga një femër
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/08/2019 14:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli dhe Chelsea do të përballen mes tyre në 14 gusht, në ndeshjen e vlefshme për Super Kupën e Europës.

Sfida e madhe do luhet në stadiumin e Beshiktashit në Turqi dhe pritet me një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e futbollit.

Deri këtu në rregull, por e veçanta është kjo pëballje do t’i besohet një gjyqtare femër, dhe do të jetë hera e parë për një arbitre të vendosë drejtësi në një ndeshje kaq madhore.

Do të jetë francezja, Stefani Frapart, gjyqtarja e ndeshjes.

36-vjeçarja do të ketë edhe dy asistente të tjera si, Manuela Nikolosi, dhe Mishele O’Nill. Arbitër i katër do të jetë një gjyqtar i njohur për botën e futbollit si , Xhynejt Çakir, ndërsa në VAR do të jetë italiani, Masimiliano Irrati.