JOQ Albania
Home

Neymar nuk ndreqet kurrë, refuzon të luajë me PSG-në
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/08/2019 12:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neymar nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kapriçiot e tij. Sipas të përditshmes katalanase, “Sport”, sulmuesi brazilian ka vendosur që të mos luajë më në asnjë miqësore me fanellën e skuadrës së tij aktuale, derisa merkatoja të mbetet e hapur.

27-vjeçari nuk dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Francë dhe pret me padurim një rikthim te Barcelona, por transferimi duket i vështirë për shkak të pretendimeve të larta financiare nga ana e klubit të PSG-së.

Këta të fundit nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre prej 300 milionë eurosh për ta lënë të lirë.

PSG po punon për zgjidhjen e të ardhmes së lojtarit dhe i ka vendosur atij edhe një ultimatum për ta zgjidhur atë brenda datës 10 gusht.

Francezët nuk do të pranojnë që pagesa për shitjen e tij të bëhet me këste. Me pak fjalë, presidenti Al-Khelaifi ka vendosur të hakmerret duke ia nxirë jetën.