JOQ Albania
Home

Maradona i dashuruar me De Rossin, lëshon tjetër deklaratë të fortë për italianin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/08/2019 9:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkato vere ishte kalimi i De Rossit në Argjentinë te Boca Juniors.

Vendimi i mesfushorit italian për ta vazhduar karrierën në Amerikën Latine ka mahnitur më shumë nga të gjithë, legjendën, Diego Maradonën.

Ky i fundit nuk e priste që italiani të transferohej në Argjentinë dhe vazhdon t’i thurrë komplimenta thuajse ç’do ditë.

Së fundmi Maradona është shprehur:

Daniele më ka mbushur përsëri shpitin. Ai është një djalë milioner, që mund të zgjidhte cilindo vend për të shkuar të pushonte në fund të karrierës. Por në vend të saj vjen këtu, te Boka, për të parë “Bombonerën”, duke zgjedhur Argjentinën. Kur kalon De Rosi rrugës duhet të bëjmë shenjën e kryqit”.