JOQ Albania
Home

Kërkoi ekip të ri në internet, nuk do e besoni ku ka firmosur Dani Alvesh
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/08/2019 9:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pritja merr fund. Dani Alvesh më në fund është bërë me ekip të ri.

Pas largimit nga PSG-ja, mbrojtësi i djathtë ka gjetur ekip të ri në kampionatin brazilian dhe tani është lojtari më i ri i San Paolo-s.

Dani ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me ekipin e tij të ri.

Ka qenë vet klubi që e ka zyrtarizuar këtë afrim, i cili do t’i shtojë skuadrës shumë eksperiencë.

Kujtojmë që Alvesh ka qenë në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën dhe më në fund e gjeti në vendlindjen e tij.

Mbrojtësi i krahut mbylli aventurën te PSG-ja në fund të sezonit, fitoi dhe “Kupën e Amerikës” me kombëtaren, ndërsa tani është gati për aventurën e re.