JOQ Albania
Home

Tifozët presin shpërthimin e tij, Naingolan i habit të gjithë me “look-un” e ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2019 23:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Erdhi te Interi me bujë të madhe, por deri tani, Radja Naingolan nuk ka treguar thuajse asgjë te klubi zikaltër. Edhe pse potenciali nuk i mungon, mesfushori belg duket i lodhur dhe nuk e ka aspak mendjen te futbolli.

Të lodhur nga sjelljet e tij, drejtuesit e Interit nuk kanë më besim te ai dhe ia kanë mbyllur derën.

Tashmë, Naungolan do tentojë të ringjallë karrierën te ekipi që u bë i famshëm.

Sipas asaj që shkruan “Sport Mediaset”, lojtari ka rënë dakord me Kaljarin dhe do transferohet në Sardenjë.

Marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejt, me 31-vjeçarin që do të rikthehet përsëri tek ish-ekipi i tij, madje ka pranuar të ulë me 20%, pagën e tij.

Këtë aventurë të re Naingolan, do ta nisë edhe me një “look” të ri, teksa në një video të postuar në “Instagram”, shihet teksa ka shfrenuar imagjinatën në pamjen e tij.