JOQ Albania
Home

Partizani nuk ia del, kampionët e Shqipërisë eliminohen edhe nga Europa League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2019 21:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas dështimit në Champions League, Partizani është eliminuar mbrëmjen e sotme përfundimisht edhe nga Europa League.

Të kuqtë janë dorëzuar përballë Sherif Tiraspolit, teksa të dyja sfidat, kanë përfunduar me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në favor të skuadrës moldave.

Ndeshja e parë u mbyll 0-1 në favor të  Sherifit në “Selman Stermasi”, ndërsa sot, skuadrat janë ndarë në barazim 1-1 në “Sheriff Stadium”.

Ishte Asani ai që shënoi i pari, në minutën e 29-të të takimit, por festa zgjati vetëm pjesën e parë, pasi në të dytën, moldavët barazuan.

Ishte pikërisht ky gol që vendosi rezultatin final të sfidës në 1-1 dhe eliminimin e kampionëve të Shqipërisë njëherë e mirë nga Kupat e Europës.