JOQ Albania
Home

Për çfarë duhet Messi? Dy blerjet e Barcelonës dhurojnë spektakël në stërvitje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2019 17:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si zakonisht, edhe këtë merkato vere Barelona ka shpenzuar jo pak. Katalanasit kanë bërë dy blerje të bujshme në repartin ofensiv, si Frenki De Jong dhe Antuan Grizman.

Holandezi që vjen nga Ajaxi dhe francezi nga Atletico janë përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme me pjesën e ekipit.

Gjatë përgatitjeve, ata po merren vesh mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e dëshmon edhe kjo video e postuar në rrjetet sociale.

Në pamje shihet një superaksion me kombinime të shpejta dhe të sakta, si dhe një finalizim perfekt nga mesfushori holandez.

Duke parë formën e blerjeve të reja, te Barcelona ndoshta po fillojnë të mos e ndjejnë edhe mungesën e Lionel Messit i cili po vijon ende pushimet me familjen e tij.