JOQ Albania
Home

De Rossi besnik ndaj Romës, ja çfarë i bën tifozit me fanellën e Juventusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2019 16:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi mbylli aventurën e tij të lavdishme te Roma, mesfushori italian, Daniele De Rossi ka zyrtarizuar transferimin e tij në Argjentinë te skuadra e Boca Juniorsit.

36-vjeçari prej disa ditësh është bashkuar me ekipin e ri, teksa është pritur me entuziazëm nga gjithë tifozët.

Këta të fundit e vlerësojnë padyshim shumë figurën e tij, ndërsa duan të shkrepin edhe foto me të.

Në një moment, gjatë fotove të shumta me tifozë të Bokës, ka rënë në sy një foto me një fans i cili në ato momente mbante veshur uniformën e Juventusit.

Ky detaj nuk mund t’i shpëtonte De Rossit, i cili gjatë fotos ka mbuluar me dorë stemën e rivalëve të Romës.

Gjesti i tij padyshim që shkaktoi humor, por njëkohësisht tregoi se De Rossi edhe pse larg verdhekuqve, nuk e harron ish-ekipin e tij.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/