JOQ Albania
Home

Pyol: Real Madridi më kërkoi dy herë, ja pse i refuzova
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2019 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Carles Pyol është padyshim një nga legjendat e Barcelonës. Ish-kapiteni katalanas shquhej për lojën e fortë dhe shpirtin luftarak.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai luajti vetëm për Barcelonën pavarësisht ofertave tunduese që i vinin shpesh.

Së fundmi, në një intervistë, spanjolli ka zbuluar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka kërkuar dy herë, por ai e ka refuzuar për një arsye fare të thjeshtë.

Pyol tregon:

Është e vërtetë se Reali më kërkoi. Jo një herë, por dy herë. Në fakt, unë nuk kisha ndërmend që të lëvizja dhe të largohesha, sepse ndodhesha në skuadrën më të mirë në botë dhe doja të fitoja tituj. Për këtë arsye qëndrova, edhe pse ofertat ishin tunduese.