JOQ Albania
Home

Rrëfehet Zamorano: Numrin 1+8 në fanellë e zgjodha prej… Ronaldos
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2019 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë të apsionuarit pas futbollist të vitit 2000 e mbajnë mend sulmuesin e Interit, Ivan Zamorano. Më shumë se për atë që jepte në fushën e lojës, kiliani do mbahet mend për fanellën e tij të famshme me numrin 1+8 mbi shpinë.

Së fundmi, i kthyer pas në kohë, Zamorano ka rikujtuar kohën kur ndryshoi numrin e fanellës dhe ia dorëzoi numrin 9 Ronaldos. Ai tregon se e bëri për t’i treguar mbështetje fenomenit dhe më pas i lindi ideja të mbante mbi fanellën e tij numrin 1+8.

Zamorano tregon:

Ronaldo po kalonte një periudhë të veçantë pas Botërorit 1998. Të gjithë bashkë, drejtues dhe shokë skuadre, e kuptuam që kishte ardhur momenti për të ta bërë Ronaldon që të ndjente besimin tone dhe t’i tregonim se sa special ishte për ne. Duhej diçka që ta simulonte dhe unë e dija që i pëlqente të mbante numrin 9 në fanellë. Vendosa t’ia jap atij atë numër dhe Sandro Macola më tha: ‘Ivan, mund të zgjedhësh një shumëfishim të këtij numri, 18, 27…’ Ato fjalë më bënë përshtypje dhe u nisa drejt Moratit. I kërkova presidentit nëse mund të vendosja shenjën + midis dy numrave në fanellë. Sapo mora lejen, ia besova këtë detyrë dy magazinierëve, Paolos dhe Klaudios. Pas pak ditësh bluza ime u bë më e kërkuara në dyqane. Edhe Nike filloi të prodhonte uniforma me shenjën + të stamposur.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/