JOQ Albania
Home

Inter hedh sytë nga Gjermania për zëvendësuesin e Lukakut
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2019 14:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Romelu Lukaku, i cili tashmë është shumë afër rivalëve të Juventus.

Që nga dita e sotme, sipas mediave italiane, Inter do të fillojë sulmin për Ante Rebic.

Kroati i Eintrachtit të Frankfurtit kushton 40 milion euro dhe është vetëm 26 vjeç.

Nëse marrëveshja do të përfundonte me sukses, Fiorentina do të marri 50% të parave të transferimit, pasi gëzon gjysmën e kartonit të lojtarit.

Rebic tek Inter do të gjente shokët e kombëtares, Brozovic dhe Perisic.

Ndërkohë për Dzekon koha nuk pret. Roma nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin pa 20 milion euro, ndërsa goli i shënuyar në miqësoren e djeshme, mund t’i ketë ndryshuar mendjen trajnerit Fonseca.

Ndërsa Icardi është në pritje të Juventus deri më datë 10 gusht dhe më pas do të vendos çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, e cila është larg Milanos.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania