JOQ Albania
Home

Në gjurmët e babait, djali i Igli Tares grumbullohet me të rinjtë e Lazios
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2019 14:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dardha bie nën dardhë. Pasi Igli Tare kaloi një karrierë të suksesshme si futbollist, tashmë duket se është radha e djalit të tij, Etienes, të vazhdojë atë që arritu i ati.

16-vjeçar, sulmues si i ati, bjond dhe lëvizje të njëjta, djaloshi shqiptar është bashkuar së fundmi me skuadrën e Primaverës së Lacios.

Sipas  “gianlucadimarzio.com”, djali i Tares është grumbulluar me skuadrën e U-17 të Lacios.

Trajneri kësaj skuadre, Leonardo Menikini do ta këtë në dispozicion Etienen, i cili do të ketë mundësinë të tregojë se është i denjë të ndjekë hapat e babait në karrierën e tij.