Vezët kanë mbrojtjen e tyre natyrale lëvozhgën, e cila i mbron nga bakteret e jashtme, duke ndihmuar që jetëgjatësia e tyre në rafte, të jetë më e madhe. Lëvozhga nuk ka pore që mund të komprometojnë cilësinë e vezëve, në qoftë se ato nuk ruhen siç duhet në frigorifer.
Shpesh na mundon pyetja nëse janë apo jo të freskëta vezët dhe ku duhet t’i ruajmë? Në fakt është e mundur që të mbani vezët tuaja të freskëta për disa javë, pa frikën se ato mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj.
Shtrojmë një shtresë kripë në fund të një ene, i lyejmë vezët me yndyrë (dhjam, vaj) dhe i zhysim në kripë. Veza e ruajtur në kripë nuk prishet për disa muaj. Vezët ruhen edhe më gjatë nëse enën me kripë e termoizolojmë (duke e mbajtur në një kuti të mbushur me gazeta, apo rrecka, pupla etj.)
Një metodë kineze e ruajtjes së vezëve është ruajtja e tyre në një përzierje argjile, çaji kinez, hiri, kripë dhe gëlqere. Përzierja është bazike, përmbajtja e vezës merr PH bazik deri në 12 a më shumë, dhe nuk prishet. Kjo quhet veza njëqindvjeçare.
Kutia origjinale, sipas teknologëve të ushqimit, me të cilën tregtohen vezët, e cila është prej kartoni, është shumë e mirë. Parandalon thyerjet aksidentale dhe mbron vezët në mënyrë që të mos thithin aromat ose të ndryshojnë shijen, ndikuar nga ushqimet e tjera gjatë magazinimit.