JOQ Albania
Home

Gol për vitrinë, Pedro realizon “perlën” e vitit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2019 9:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mosha kalon, por Pedro Rodriguez vazhdon të dhurojë spektakël.

Edhe pse nuk është gjithmonë në qendër të vëmendjes, sulmuesi i Chelseat zotëron një klas të jashtëzakonshëm.

Në ndeshjen e djeshme kundër Salzburgut të fituar 5-3 nga londinezët, spanjolli ka realizuar një gol për vitrinë.

Ros Barklej nisi një krosim të ëmbël në gjysëm lartësi me Pedron, që ben një prekje të artë me takë nga mbrapa për ta lënë portierin në vend.

Të gjithë vunë duart në kokë nga kjo "perlë" e Pedros dhe ky gol po bën xhiron e internetit gjatë orëve të fundit.

Ndiqeni: