JOQ Albania
Home

Juventus kërkon t’i heqë nga duart Lukakun, Interi kundërpërgjigjet me lëvizjen befasuese
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2019 7:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditët e fundit pritet të jenë shumë të nxehta përsa i përket merkatos.Ditën e djeshme, drejtuesit e Juventus udhëtuan drejt Mancesterit, për të mbyllur marrëveshjen me Lukakun.United dhe Juve po përgatisin një shkëmbim Lukaku-Dybala, por ky i fundit nuk ka dhënë ende miratimin për këtë marrëveshje.

Futja e Juventus në tratativë për Lukakun, ka acaruar së tepërmi zikaltërit. Kjo për shkak se ata kishin javë që ishin futur në tratativë me Mancesterin për belgun, madje kishin marrë dhe aprovimin e lojtarit.

Të nxehur nga kjo situatë, zikaltërit janë gati të futen në lojë për të marrë shërbimet e Dybala. Siç shkruajnë mediat italiane, Marotta ka nisur presingun për Dybalan, i cili në njëfarë mënyre ndihet i tradhëtuar nga Juventus, që e nxorri në merkato.

Zikaltërit kërkojnë që të hapet sërish tratativa e shkëmbimit me Icardin. Nëse kjo do realizohej, Marotta do arrinte tre suksese, do t’i hiqte nga duart Lukakun Juventusit, do siguronte një top player për Conten dhe do të zgjidhte problemet me Icardin. Mirëpo duhet vlerësuar edhe interesi i PSG, që për momenti është në periudhë reflektimi dhe nuk do ta kishte problem të kënaqte interesat ekonomike të Juventus për argjentinasin.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania