JOQ Albania
Home

“Audi Cup” dhuron spektakël, Tottenham mposht në finale Bayern Munich
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31/07/2019 23:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka përfunduar finalja e turnet miqësor "Audi Cup", ku Tottenham dhe Bayern Munich u ndeshën për fitimin e këtij trofeu modest.

Ndeshja e luajtur në "Allianz Arena" u mbyll me fitoren e nënkampionëve të Europës, Tottenham.

90-minutshi i rregullt i lojës nuk mjaftoi për të nxjerrë një fitues në këtë sfidë.

Tottenham kaloi në avantazh që në minutën e 19 të pjesës së parë, ku pas krosimi në zonë nga Georges-Kevin N’Koudou, Lamela e dërgoi në rrjetë topin.

Në minutën e 59, Christian Eriksen dyfishoi shifrat për anglezët.

Por Jann-Fiete Arp dhe Alphonso Davies, përkatësisht në minutat 61 dhe 81 të ndeshjes, arritën të barazojnë shifrat, dhe me rezultatin 2-2 mbyllet 90-minutshi i rregullt i ndeshjes.

"Spurs-at" arritën të fitojnë pas goditjeve të 11-metërshave me rezultatin 6-5, duke u treguar më të saktë se bavarezët.

Skuadra angleze mposhti në gjysëmfiale Real Madrid-in me rezultatin 1-0, ndërsa Bayern shkatërroi Fenerbahçen 6-1.