JOQ Albania
Home

Real Madridi “nxjerr dufin” ndaj Fenerbahces, sulmuesi shqiptar jep asist
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/07/2019 21:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reali i Madridi është rikthyer te fitorja. Skuadra e drejtuar nga Zidane fitoi ditën e sotme me goleadë, pasi mundi me shifrat 5-3 ndaj Fenerbahces. Ndeshja ishte emocionuese,  teksa pjesa e parë u mbyll në barazim me shifrat 2-2.

Në fillim ishin turqit që kaluan në avantazh me Rodriges që në minutën e gjashtë, por ekipi i Zidan përmbysi me një dopietë të Benzemas, në minutat 12 dhe 27.

Gjithsesi, ishte Dirar që barazoi në minutën e 35-të, në aksionin ku pasimin final për të, e dha sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Ndërkohë, në pjesën e dytë, edhe pas shumë zëvendësimesh, ishte Reali që ia doli të vendoste diktatin e tij në këtë sfidë.

Benzema shënoi të tretin personal dhe për ekipin, në minutën e 53-të, por vetëm gjashtë minuta më pas, Tufan barazoi sërish për Fenerbaçen. Gjithsesi, për t’i dhënë fitoren Realit, erdhën në ndihmë golat e Naços dhe Marianos, përkatësisht në minutat 62 dhe 80.