JOQ Albania
Home

Wanda Nara trazon ujrat, bën postimin enigmatik
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/07/2019 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Icardi është kthyer në një problem në klubin zikaltër. Inter duhet të shesë që të blejë, që të jetë në rregull me bilancet.

Për sulmuesin janë të interesuara Juventus, Napoli dhe Roma.

Ndërkohë agjentja e tij, Wanda Nara, e cila ishte edhe shkaktarja e prishjes së marrëdhënieve të tij me Interin , ka postuar një mesazh enigmatik në rrjetet sociale.

Mediat italiane kanë dyshime se ky mesazh mund të jetë një indicie, për të ardhmen e Icardit.

Wanda Nara shkruan në Twitter:

Pas të gjithave, shpirtrat binjakë përfundojnë gjithmonë bashkë.

Nuk dihet kuptimi i këtij mesazhi të bashkëshortes së Icardit, e cila është mësuar të lëshojë mesazhe të koduara.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania