JOQ Albania
Home

Inter në sulm për Cavanin, kjo është karta që do përdorin zikaltërit për ta bindur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/07/2019 17:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lukaku tashmë duket shumë larg Interit. Kjo ka detyruar zikaltërit të vijojnë me planin B, i cili është uruguajani i PSG, Edinson Cavani.

Gjithashtu priten të mbyllet llogaritë edhe për Edin Dzekon. Të dyja tratativat janë të vështira. Roma nuk lëkundet nga kërkesa e 20 milion eurove për Dzekon, ndërsa Inter këmbëngul për 15 milion euro. Nga ana tjetër boshnjaku , të cilit i skadon kontrata në 2020-ën, ka refuzuar rinovimin me kryeqytetasit.

Për Cavanin transferimi është edhe më i komplikuar. "El Matador" ka një kontratë që e lidh me kampionët e Francës deri në 2020-ën. Në Paris uruguajani ka një pagë prej 10 milion eurosh në sezon, ndërsa Interi mund t’i ofrojë deri në 9 milin euro, pikërisht kontrata që ishte përgatitur për Lukakun.

Tek Inter, Cavani do të gjente bashkëkombasin e tij Godin, me të cilin ka raporta të mira. Është pikërisht Godin, karta që do të përdorin zikaltërit për të bindur Cavanin, që të transferohet në Milano.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/