JOQ Albania
Home

Te Milani dhe Chelsea nuk ka më vend, ja ku po transferohet Bakajoko
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/07/2019 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesfushori francez, Timeu Bakajoko nuk po gjen dot një ekip ku mund të vazhdojë i qetë karrierën e tij. Pas huazimit te Milani, edhe te Chelsea nuk ka më vend për të ndaj duhet të shohë për një tjetër destinacion.

Megjithatë, nga Anglia raportojnë se pasi pikërisht në kohën kur Milani dhe Chelsea nuk e preferuan në ekip, për francezin në skenë ka dalë një ekip i ri. 24-vjeçari pëlqehet shumë nga Evertoni.

Klubi nga Liverpuli e sheh Bakajokon si zëvendësuesin ideal të Idrisa Gana Gueje, i cili u largua drejt PSG-së. Ekipi anglez ka nisur sulmin për mesfushorin e Chelseat dhe marrëveshja duket shumë pranë pasi londinezët duan të mos e mbajnë dhe do ishin dakord.

Kujtojmë që Bakajoko la Monakon verën e vitit 2017 për t’u transferuar te “Blutë e Londrës” për shumën e 40 milionë sterlinave, ndërsa karriera e tij nuk po ecën si duhet.  Evertoni ndoshta do jetë shansi i fundit për të që të mbetet në nivele të larta.