Sherri te Folie Marine, kush është mirditori që dyshohet se shkrepi armën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.07.2019, 17:05

Një ngjarje e rëndë u regjistrua të dielën te Folie Marine në Jalë. Sipas policisë dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr.

Zënka mes tyre degjeneroi deri në përdorimin e armëve. Dëshmitarët e rastit kanë treguar për JOQ Albania se shkallët u lanë në gjak dhe njerëzit vraponin të terrorizuar pa kuptuar se ç'po ndodhte.

Mesazhi i plotë

Plasi dje tek folie marine. U be nami. Nuk kam fjale, erdhi ambulanca u plagosen njerëz. U be kasapane, te gjithë u shtrine ne toke si ne filma.

Si pasojë e të shtënave, një person u plagos në këmbë dhe u transportua menjëherë në spitalin e Vlorës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër dëshmitar tha për JOQ Albania se dyshohet se shkak për sherrin është bërë një femër e njohur e show bizit shqiptar, Trejsi Sejdini, e cila ka qenë e pranishme në vendngjarje, për të përfunduar zënkën me një vajzë laçjane.

Policia nuk ka dhënë një version zyrtar për ngjarjen, ndërsa burime pranë JOQ Albania, bëjnë me dije se autori i dyshuar i plagosjes është një 26-vjeçar nga Mirdita.

Për këtë person kanë ardhur disa informacione të reja në redaksinë e JOQ Albania. Sipas një qytetari, djali që ka shkrepur armën njihet me nofkën "çakmaku" dhe është person me rrezikshmëri të lartë. Qytetari shton më tej se ky person sillet akoma në brigjet e detit Jon.

Mesazhi për JOQ Albania:

eshte nje djal nga Mirdita i cili njihet me nofken (cakmaku) eshte person me rrezikshmeri te larte dhe akoma po sillet neper brigjet e detit jon.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit