JOQ Albania
Home

Të gjithë kuriozë për fytyrën e tij, Rei Misterios i heqin maskën gjatë ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/07/2019 15:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që një nga sportistët më të dashur të WWE  ka qenë dhe vijon të jetë Rei Misterio.

Ai njihet nga të gjithë me anë të maskës që mban gjithmonë dhe nuk e shfaq asnjëherë fytyrën e tij.

Së fundmi, gjatë një ndeshje me Andraden, Rei është poshtëruar keq, pasi sikur mos mjaftonte humbja, atij i hoqën edhe maskën e famshme.

Deri dje, Rei Misterio si gjënë më të shenjtë, kishte maskimin e tij, por tani edhe atë ia çorrën.

Reagimi i Andrades ka qënë vërtet i ashpër, ndërsa tashmë fytyra e Misterios është parë nga miliona shikues.

Ai u përpoq të mbulonte sytë me duar, por sërish pamja deri diku ishte e qartë. Tani Rei, nuk është më një Misterio…