JOQ Albania
Home

Tifozët ëndërrojnë, objektivi i madh i Milanit mbetet Luka Modriç
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/07/2019 15:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse në heshtje dhe pa shumë bujë, Milani po vijon punën për sezonin e ri, teksa dy drejtuesit, Maldini dhe Boban po sjellin për trajnerin Xhampaolo, lojtarët e duhur në merkato.

Megjithatë, në kampin kuqezi, momentalisht tifozët kanë një ëndërr dhe ai quhet Luka Modriç.

Kroati mbetet objektivi kryesor i "Djallit" në këtë merkato vere. Kuqezinjtë janë takuar disa herë me agjentin e “Topit të Artë” dhe tifozët besojnë se Boban do arrijë ta bindë për t’u veshur kuqezi.

Vetë Luka i ka dhënë “like” faqes së Milanit në instagram, duke rritur shpresat.

Megjithatë, a mund të kryhet një transferim që do kushtonte sa qimet e kokës, vetëm se lojtari ka bërë një "like" në rrjetet sociale? Shumë e vështirë, por ku ka zë nuk është pa gjë.

Nëse Modriç do vinte, kuqezinjtë do ishin gati t’i dorëzonin repartin e mesit të fushës yllit kroat, ndërsa tifozët kanë vite që nuk shohin të zbarkojë një emër i madh në Milanelo.