Fjolla për performancën e shumëpërfolur: E bëra si yjet botërore, ndoshta dal pa gjë fare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.07.2019, 08:56

Fjolla Morina është kthyer në një prej personazheve më të përfolur në showbizzin shqiptar. Ka qenë performanca e saj në Skënderaj disa ditë më parë ajo që e vuri në qendër të vëmendjes.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja shfaqej tejet e ekspozuar dhe duke bërë lëvizje provokuese përpara një publiku të vogël në moshë.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Sonte” në T7.

Këngëtarja nuk kishte si të mos ndeshej me pyetje thumbuese në lidhje me pamjen e saj dhe komentimin që i është bërë në media.

Por duket se Fjolla nuk e vret mendjen për fjalët e të tjerëve.

Ajo është shprehur kështu:

Nuk e kam pasur në plan me dal me qëllim ashtu. E kam bërë performancën si yjet botërore. Nuk e kuptoj çfarë ka të keqe. Fëmijët kanë dashur të më shohin”.

Ndërsa këngëtarja ka treguar edhe për një rast kur e ka marrë një vajzë të vogël në karrocë në skenë dhe ka kërkuar nga të pranishmit që të thërrasin emrin e saj.

Teksa ka thënë se në vijim do të ketë koncerte të mëdha, për veshjen është shprehur kështu:

Ndoshta do të dal cullak (lakuriq) krejt”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit