Zbulohet origjina e resë misterioze radioaktive që “pushtoi” Europën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.07.2019, 21:59

Një ekip ndërkombëtar studiuesish zbuluan një rrezatim të pazakontë radioaktiv të regjistruar në vitin 2017, që mbuloi një pjesë të madhe të Europës dhe Rusisë.

Rreziku për shëndetin e njerëzve në Europë u konsiderua në nivele minimale, por kjo gjë nuk mund të thuhet edhe për personat që ndodhen pranë origjinës së rrezatimit.

Në një artikull të botuar nga revista shkencore "PNAS", thuhet se origjina e rrezatimit bërthamor mund të jetë në fabrikën e përpunimit të plutoniumit "Mayak", që ndodhet në rajonin e Chelyabinsk afër kufirit me Kazakistanin, e cila menaxhohet nga korporata shtetërore e energjisë bërthamore ruse, Rosatom.

Autoritetet ruse kanë mohuar në mënyrë të përsëritur përgjegjësinë për rrezatimin e izotopeve ruthenium-106.

Në një deklaratë për mediat, Rosatom mohoi akuzat, duke thënë:

Ne garantojmë se nuk ka pasur asnjë ngjarje të paraportuar që ka të bëjë me këtë çështje nga Rosatom. Si rregullatori kombëtar, ashtu edhe ekspertët, përmes një hetimi të pavarur ndërkombëtar, inspektuan fabrikën Mayak në vitin 2017 dhe nuk gjetën asgjë që mund të provojë se izotopi ruthenium-106 ishte me origjinë nga këtu. Gjithashtu nuk u gjet asnjë gjurmë e ndonjë aksidenti të supozuar, dhe as nuk zbulua ndonjë provë lokale që të dëshmonte përfshirjen e stafit ndaj niveleve të ngritura të radioaktivitetit."

Në vend të kësaj, zyrtarët rusë sugjeruan se ndoshta një satelit mund të jetë djegur në hapësirë, duke lëshuar izotopet.

Sipas studiuesve, grimcat e quajtura "izotopet e rutheniumit" nuk ishin zbuluar në atmosferën botërore, që prej katastrofës së Çernobilit në vitin 1986.

Burimi: Washington Post | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit