Skandalizohet qytetari/ Iu derdh dhalla industriale në tokë, ngjit si gëlqere në asfalt. Nuk shqitet as me sende të forta

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.07.2019, 16:40

Raste nga më shqetësueset kemi dëgjuar kohët e fundit me produktet ushqimore që konsumojmë e kryesisht ato bulmetore të kompanive më me emër në vend.

Abuzimi që po bëhet me produktet që konsumojmë në përditshmërinë tonë është denoncuar fort nga mediat, megjithëse çdo ditë që kalon pasiguria për ato çfarë konsumojmë, vazhdon e rritet.

Pak kohë më parë u zbulua se pluhuri i tullave shërben si ngjyrues dhe pluhuri i allçisë mund të përdoret për të forcuar produkte të tilla bulmetore si djathi.

Pa frikë mund të themi se shqiptarët ditët e sotme ushqehen edhe me materiale ndërtimi.

Si rrjedhojë, asnjë masë sigurie për të ulur shqetësimin e popullit nuk është marrë nga organet kompetente.

Gjithsesi, në videon e mëposhtme do te shikoni një rast të trajtuar nga një qytetar. I skandalizuar nga eksperimenti me dhallën industriale, e cila e derdhur disa ditë më parë në trotuar ka ngjitur si gëlqere dhe nuk hiqet nga asfalti as me mjete të forta.

"ÇFARË PO HAMË/PIMË? GËLQERE, ALLÇI, ME ÇFARË BËHET DHALLA?!"

"Eksperimenti" me dhallën ka shokuar një qytetar nga Tirana, i cili rastësisht ka hasur para punës së tij në një shenjë të çuditshme në asfalt, por që kurrë nuk i shkonte ndërmend se mund të ishte 'gjurmë' dhalle.

Ai ka hapur kamerat e sigurisë dhe ka parë që aty ishte hedhur dhallë nga një vajzë e vogël, por shenjat e saj janë si gëlqere apo allçi siç shpjegon qytetari. Ai ka parë kamerat e sigurisë për 6 ditë rresht dhe shenja e dhallës së ambalazhuar nuk ikën, ndonëse mbrëmë ra shi.

Pas kësaj qytetari hedh po aty dhallë nga kosi i fshatarëve dhe diferenca është e dukshme. Dhalla nga kosi i fshatarëve e hedhur në asfalt "zhduket" brenda paradites duke mos lënë shenja ashtu sikurse lë ambalazhi.

Nëse kjo vajzë e vogël nuk do ta derdhte dhallën në asfalt, mbase nuk do të shokoheshit kurrë nga ajo që konsumoni!

Video të tilla duhet të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve për produktet që blenë dhe marketohen si të sigurta nga kompanitë me emër që mbahen si prestigjioze në vend.

Bëjeni SHARE këtë video dhe kontribuoni në kujdesin e atyre që konsumoni ju, familjarët dhe miqtë tuaj.

Besimi dhe siguria e atyre çfarë konsumojmë nuk blihen me marketing!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit